
Unitedi, 200 milionë euro për Salahin
04 prill 2018
| 13:29
Manchester Unitedi është duke e përgatitur një ofertë të majme për ta transferuar Mohamed Salah nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “Don Balon”.
Jose Mourinho duket se është i etur për ta blerë anësorin e Liverpoolit, me Liverpoolin që nuk është i gatshëm t’i ndajë rrugët me njeriun kryesor për më pak se 200 milionë euro.
Real Madridi është i interesuar për egjiptianin, po ashtu, me presidentin Florentino Perez që shpreson se dëshira e 25-vjeçarit për të luajtur për klubin nga La Liga do të bëjë që ai t’i refuzojë ofertat e tjera.