Unitedi, 80 milionë euro për Maguiren
02 gusht 2019
| 11:34
Sipas “TalkSport”, Manchester United i ka ofruar 80 milionë sterlina (rreth 90 milionë euro) Leicesterit për Harry Maguire.
Kjo do të jetë oferta e fundit e “Djajve të Kuq” dhe “Dhelprat” kanë kohë deri të hënën për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Në rast se ky operacion do të realizohet, anglezi do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, duke kaluar Virgil Van Dijk.
Ndërkohë, ka ardhur një detaj domethënës nga Leicesteri, që ka përjashtuar Maguire nga videoja që zbulon numrat e lojtarëve për sezonin e ri.