Unitedi, 90 milionë euro për mbrojtësin e Leicesterit
27 korrik 2018
| 16:16
Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me ekipin e Anglisë në Botëror.
Ky është dhe shkaku kryesor pse ai është një ndër mbrojtësit më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.
Sipas asaj që raporton “Daily Star”, është klubi i Manchester United që po kërkon me ngulm shërbimet e lojtarit. Kështu sipas të njëjtit burim thuhet se “djajtë e kuq” është i gatshëm të paguajë deri në 90 milionë euro.
Nëse ky transferim do të arrihej për këtë shifër, Maguire do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë.