Unitedi, afër transferimit të Varanes dhe Trippierit
16 korrik 2021
| 14:18
Manchester United është shumë pranë një transferimi të dyfishtë në merkaton e verës. Pas Sanchos nga Borussia Dortmund, tashmë mund të afrohen Raphael Varane dhe Kieran Trippier.
Solskjaer ka identifikuar mbrojtjen si repartin më të dobët, teksa janë në kërkim të Varanes, që shihet si partneri ideal për Maguire. Heroi i Anglisë në “Euro 2020”, Trippier pritet gjithashtu të bashkohet nga Atletico Madrid, teksa dyshja pritet tu kushtojë rreth 75 milionë euro.
Te Atletico Madrid pritet të shkojë Lingard, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e Solskjaerit, por për të duhet fituar konkurrenca me West Ham.