Unitedi arrin marrëveshje me Bayernin për dy futbollistë
13 gusht 2024
| 12:50
Manchester United e ka të vështirë të “ndez” me Ten Hag në stol, vijon të zhgënjejë, ndërsa drejtuesit e klubit shohin shpresën e vetme në tregun e transferimeve, ku në vitet e fundit nuk janë kursyer aspak, por blerjet e tyre nuk kanë pasur efektin që pritej.
Pavarësisht këtij fakti, “djajtë e kuq” vijojnë të jenë aktiv në tregun e transferimeve. “Sky Sport” raporton se Unitedi ka mbyllur një marrëveshje prej 60 milionë euro me Bayern Munchen duke i rrëmbyer dy lojtarë, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoi. Qendërmbrojtësi holandez do t’i kushtojë arkave të klubit 50 milionë euro, ndërsa 10 milionë do të shkojnë për marokenin. Gjithnjë sipas “Sky Sport”, gjithçka është e mbyllur ndërsa pritet vetëm njoftimi zyrtar.