Unitedi arrin marrëveshje me Chiesan
14 korrik 2020
| 16:22
Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Manchester Unitedit, kanë njoftuar mediat në Angli.
Talenti italian ishte synim i Juventusit dhe Interit, por oferta e Unitedit prej 53 milionë eurosh ka qenë me bindëse për Chiesan. 22-vjeçari në Serinë A me Fiorentinën është paraqitur në 127 ndeshje dhe ka realizuar 21 gola.