Unitedi arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

05 qershor 2021 | 18:46

Manchester United është i etur për të firmosur me Jadon Sancho dhe duket se këtë verë “Djajtë e Kuq” do arrijnë ta kenë pjesë të tyre yllin e kombëtares së Anglisë.

The Athletic bën me dije se bisedimet mes anglezëve dhe Borussia Dortmund vazhdojnë dhe vlera e operacionit shkon 80 milionë paundë. Ngërçi i vetëm qëndron te bonuset.

Borussia Dortmund kërkon 20 milionë paundë bonuse dhe United kërkon të negociojë për këtë pjesë. Ndërkohë akordi me lojtarin është arritur prej kohësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni të…