Unitedi barazon me Burnleyn
27 prill 2024
| 19:41
Manchester United ka barazuar me Burnleyn e portierit kosovar, Aro Muric.
Pavarësisht rasteve të shumta në të dy anët, ndeshja nuk u zhbllokua deri në minutën e 79-të të takimit, ku shënoi Antony për epërsinë 1-0 të United.
Por, Burnley arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 87-të me anë të Amdouni i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Me këtë barazim, Unitedit i zbehen shpresat për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm, ndërsa Burnley ka marrë pikë të vlefshme në garën për të mbetur në ligë.