Unitedi barazon me Galatasarayn, Ten Hag: Luajtëm një lojë të mirë

30 nëntor 2023 | 11:17

Manchester United barazoi kundër Galatasarayt (3-3) në ndeshjen dramatike që u zhvillua në Stamboll.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag është shprehur i kënaqur me paraqitjen e bërë nga skuadra e tij.

“Jam i kënaqur se sa dinamik dhe i guximshëm ishte ekipi. Krijuam shumë raste, veçanërisht në fund. Shanse të mëdha. Kemi luajtur futboll të mirë. Fajësoj veten nëse eliminohem. Dije që jemi në një projekt dhe po përmirësohemi. Jemi në drejtimin e duhur. E di ku duhet të shkojmë, çfarë hapash të ndërmarrim dhe jam i sigurt që do të kemi sukses në afatgjatë, por nëse dëshiron të qëndrosh në Ligën e Kampionëve, duhet të fitosh këto ndeshje”, ka thënë Ten Hag.

Nëse Unitedi mendon për kualifikim duhet që të fiton ndeshjen ndaj Bayern Munchen dhe Copenhagen e Galatasaray të luajnë baras.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tetë dështimesh, të enjten është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar…