Unitedi barazon shifrat ndaj Liverpoolit

07 prill 2024 | 17:51

Nuk mund të kishte nisje më të zjarrtë, të pjesës së dytë të lojës, sidomos kur ndodhesh në disavantazhin e një goli, me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, që kanë arritur të barazojnë shifrat në “Old Trafford”, përballë Liverpool, duke ngritur peshë të pranishmit, në “Teatrin e Ëndrrave”.

Pasi rrëmben një top në mesfushë, Bruno Ferndandes nuk pret asnjë moment dhe nga lëshon një “predhë” nga pika e bardhë e mesit të fushës, goditje që përfundon në rrjetë, duke mrekulluar tifozët dhe gjithë kampin e “Djajve”. Rezultati shkon në 1 me 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli rigjen fitoren në Serie A pas tri javësh. Kampionët…