Unitedi dhe Barça sonte masin forcat në ‘Old Trafford’

10 prill 2019 | 11:46

Skuadra angleze, Manchester United, pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve, sonte (e mërkurë) e ka edhe një tjetër ndeshje shumë të vështirë ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi Chris Smalling ka thënë se ai dhe Unitedi nuk shqetësohen nga përballja me Barcelonën dhe Lionel Messin. “Është diçka për t’u shijuar përballja me Barcelonën dhe Messin. Këtë sezon kemi qenë me fat që të luajmë kundër Ronaldos dhe Mbappes dhe ato përballje janë për t’u shijuar”, ka thënë Smalling. “Kemi respekt për kundërshtarin, por jo frikë. Ne duhet të besojmë se do të kemi një ditë të mirë dhe normalisht se do të luftojmë për klubin dhe tifozët. Barcelona është një ekip fantastik, një nga ekipet më të mira në botë. Ne me të vërtetë po presim të kemi një ndeshje të rëndësishme dhe shpresojmë të kualifikohemi”, ka deklaruar Mata.

Ndërsa Barcelona, që po kërkon të gjithë trofetë në këtë edicion, është përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj Unitedit. Mesfushori Sergio Busquets ka thënë se Barcelona duhet të ketë kujdes ndaj Unitedit, pasi ka treguar se është skuadër shumë e rrezikshme edhe në ndeshjen e dytë ndaj Manchester Unitedit. “Nuk do të jetë lehtë kundër Unitedit, pasi po luajnë mirë me Solskjaerin. Ata mendojnë se mos të na lejojnë posedimin e topit dhe siç e kemi parë edhe ndaj PSG-së, ata janë shumë të mirë në kundërsulm dhe mund të përfitojnë shumë lehtë nga gabimet tona. Nëse bëni ndonjë gabim, ata do të përfitojnë”, ka deklaruar Busquets.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Ajaxit dhe Juventusit. Favorit në këtë ndeshje llogaritet skuadra e “Zonjës së Vjetër”, e cila e përmbysi edhe rezultatin ndaj Atletico Madridit dhe u kualifikua, por Ajaxi me paraqitjen ndaj Real Madridit tregoi edhe një herë se në futboll nuk ka skuadra favorite.

Të mërkurën takohen:

21:00 Ajax – Juventus
21:00 Manchester United – Barcelona

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS ka vazhduar me implementimin e projekteve investive në tërë…