Unitedi dhe Bayerni, në garë për Bonuccin
18 maj 2018
| 11:28
Manchester Unitedi dhe Bayern Munchen janë një hap para skuadrave të tjera për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, raporton “The Sun”.
Bonucci iu bashkua “Rossonerëve” verën e kaluar nga Juventusi, por Milani ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, çfarë do të thotë se mund të detyrohet të shesë lojtarë. Për shkak të “fair-play” financiar, Milani mund të detyrohet ta shesë Bonuccin dhe shumë të tjerë për të mos rënë ndesh me rregullat e UEFA-s.