
Unitedi dhe Bayerni në garë për yllin e Juves
25 maj 2023
| 13:06
Adrien Rabiot ka qenë ndër lojtarët e rrallë këtë sezon tek Juventusi që ka treguar formë të mirë dhe për shërbimet e tij janë të interesuara disa klube, shkruajnë mediet italiane.
Në mesin e tyre Manchester United dhe Bayern Munchen, që do të përpiqen ta bindin lojtarin, kontrata e të cilit me Juventus skadon këtë verë.
Klubi italian i ka ofruar kontratën e re mesfushorit francez, megjithatë ky i fundit nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë në Serie A, apo do të kalojë në Premier Ligë ose Bundesliga.