Unitedi dhe Galatasaray shprehin interesim për Icardin

12 gusht 2022 | 13:11

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi nuk është më pjesë e planeve të PSG-së dhe trajneri Galtier e ka bërë të qartë faktin se argjentinasi duhet të kërkojë një klub të ri ose përndryshe do të luajë me ekipin e dytë të francezëve.

Sipas “Tyc Sports”, sulmuesi ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Galatasaray, të cilët të dy janë të interesuar për një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithashtu edhe Monza në Serie A ka kohë që është në kontakte me Icardin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në kulmin e sezonit turistik, kjo fundjavë nuk…