![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/coutinho-1.jpg)
Unitedi dhe PSG-ja, në garë për Coutinhon
11 mars 2019
| 15:29
Philippe Coutinho pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.
Mesfushori brazilian nuk po arrin të bindë me lojën e tij me klubin katalunas dhe nuk është një titullar i padiskutueshëm. Manchester Unitedi mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e mesfushorit brazilian.
“BBC” ka raportuare se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë funte për transferimin e Coutinhos. Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.