Unitedi e pëson edhe nga Crystal Palace në “Old Trafford”

02 shkurt 2025 | 17:49

Xhiroja e 24-të solli ndeshjen e dy ekipeve që gjenden në mesin e tabelës së Premierligës.

Në “Old Trafford”, Manchester Unitedi i bëri konak Crystal Palacet, me këtë të fundit që arriti një fitore të madhe.

Me dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Jean-Phillipe Mateta, Palace mori tri pikë të mëdha, duke ia vazhduar formën e dobët Unitedit.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner zë pozitën e 12-të në tabelë me 30 pikë, një më shumë se Unitedi që është në pozitën e 13-të.

Ndeshjen e ardhshme, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Leicesterin në FA Cup, para përballjes me Tottenhamin në Premierligë.

Në anën tjetër, Crystal Palace do të ketë punë me Doncaster në FA Cup, derisa në elitën e futbollit anglez do të përballet me Evertonin e David Moyes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në një…