Unitedi e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy

28 tetor 2024 | 13:28

Trajneri Erik ten Hag, është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester United.

Njoftimi u bë nga vet klubi përmes një komunikate për media.

“Djajtë e kuq” deri në emërimin e trajnerit të ri do t’i udhëheq Ruud van Nistelrooy.

Ten Hag u emërua në krye të United në vitin 2022.

Me skuadrën e Manchesterit, ai arriti që t’i fitojë dy trofe, atë të Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup sivjet.

“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet…