
Unitedi eliminon Chelsean nga EFL Cup
30 tetor 2019
| 23:24
Marcus Rashford ka realizuar dy gola për Manchester Unitedin për ta eliminuar Chelsean nga Kupa EFL.
Unitedi fitoi 2 me 1 me golat e Rashfordit që erdhën nga penaltia dhe nga një gjuajtje e lirë.
Te Chelsea realizoi Mitchy Batshuayi.
Me këtë fitore, “Djajtë e Kuq” kalojnë në çerekfinale të kësaj gare.