Unitedi fillon operacionin për transferimin e Pavardit
04 prill 2023
| 16:19
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard është futur në vitin kur i skadon kontrata dhe anësori francez pritet të largohet falas nga Bayern Munchen.
Sipas medieve britanike, Pavard nuk do të rinovojë kontratën e tij me Bayernin, për këtë arsye pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në treguan e transferimeve.
Anësori kërkohet prej kohësh nga Interi, por në lëvizje është vënë edhe Manchester United me “djajtë e kuq” që kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Pavardit.