
Unitedi fiton derbi ndaj Cityt
07 dhjetor 2019
| 20:36
Manchester United e ka fituar derbin kundër Manchester Cityt në ‘Etihad’.
Edhe pse vendasit ishin favorit absolut, Ole Gunnar Solskjaer po del të jetë ‘mjeshtër’ i ndeshjeve të mëdha. ‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 1-2.
Marcus Rashford (23’) nga pika e bardhë dhe Anthony Martial (29’) realizuan në fitoren e mysafirëve. ‘Qytetarët’ edhe pse u munduan me të gjitha forca të barazonin rezultatin, krejt çka arritën ishte shënimi i golit të nderit me Nicolas Otamendi (85’). United me 24 pikë ngjitet në vendin e pestë, kurse City dy pozita më lartë me 32 pikë.