
Unitedi, gati 70 milionë euro për Dybalan
26 dhjetor 2017
| 14:08
Paulo Dybala nuk po kalon momente të mira në skuadrën e Juventusit, prandaj në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga Torino.
Mediet në ishull, sot kanë raportuar për një interesim të Manchester Unitedit. Skuadra e Jose Mourinhos është gati të ofrojë 70 milionë euro për talentin argjentinas, i cili më herët është kërkuar edhe nga Barcelona dhe Real Madridi.
24-vjeçari iu bashkua Juves në vitin 2015 nga Palermo, kurse për “Zonjën e Vjetër” ka regjistruar 82 paraqitje dhe ka shënuar 42 gola.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)