Unitedi, gati 70 milionë euro për Raphinhan 

17 mars 2025 | 14:44

Manchester Unitedi po synon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm pas kërkesave të trajnerit Ruben Amorim. Mësohet se njëri prej lojtarëve që Amorim e do nën urdhrat e tij është braziliani i Barcelonës, Raphinha që këtë sezon po kalon nëpër një formë fantastike.

Thuhet se Unitedi i ka bërë ofertë Barcelonës për Raphinhan duke i ofruar 70 milionë euro për kartonin e tij. Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranoj ofertën e Manchester Unitedit për 28-vjeçarin që ka kontratë deri në vitin 2027 dhe këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 21 asistime në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka zbuluar se…