Unitedi heq dorë nga Bale
30 maj 2018
| 11:05
Pas performancës fantastike në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi falë 2 golave të Gareth Bale kundër Liverpoolit, Florentino Perez tani i kërkon 229 milionë euro për ta lëshuar uellsianin.
Përveç çmimit të lartë të transferimit të tij, Unitedit do t’i duhej t’i paguajë plot 155 milionë euro të tjera në llogarinë bankare të Bales për pagat e tij vjetore për katër vjet kontratë. Këto shifra të larta e kanë bërë gjigantin anglez të dyshojë seriozisht se a ia vlen ta transferojë për një shumë të tillë një lojtar që në të kaluarën ka vuajtur nga lëndime të shumta.