Unitedi i jep një tjetër shans Ten Hagit

01 tetor 2024 | 11:50

Erik Ten Hag do të ketë edhe dy ndeshje në dispozicion për të shpëtuar nga shkarkimi nga Manchester United.

Presioni ndaj strategut anglez është shtuar ndjeshëm pas një fillimi të dobët të sezonit 2024-2025.

Humbja e fundit në shtëpi 0-3 ndaj Tottenhamit është shoqëruar nga polemika të shumta nga tifozët, pasi United gjendet në vendin e 12-të në tabelë.

Duelet kundër Portos dhe Aston Villas do të jenë vendimtare për fatin e Ten Hag. United do të luajë pa dy lojtarë të rëndësishëm Bruno Fernandes dhe Kobbie Mainoo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes…