
Unitedi i shtohet garës për Zhegrovën
Manchester Unitedi i është shtuar garës për yllin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova. Bëhet e ditur se klubi anglez po synon transferimin e Zhegrovës në verë pasi sulmuesi i krahut ka paralajmëruar largimin nga Lille në fund të këtij sezoni.
Ekipi francez tashmë ka caktuar edhe çmimin për Zhegrovën që është 40 milionë euro. Zhegrova te Manchester Unitedi po shihet si përforcim i duhur për sulmin, por nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij për shkak të konkurrencës së fortë. 25-vjeçari po monitorohet edhe nga Juventusi, Napoli, Milani, Roma, Borussia Dortmundi e Leipzigu, skuadra që gjithashtu po duan ta transferojnë këtë verë.
Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.