Unitedi interesohet për Alvarezin

13 shkurt 2025 | 10:39

Manchester United dëshiron të rikthejë në qytet yllin e Atletico Madrid, Julian Alvarez sezonin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, sipas Okdiario, do të jetë subjekt i një oferte marramendëse nga Djajtë e Kuq.

United synon t’i ofrojë rreth 143 milionë euro Atletico-s për argjentinasin.

Alvarez ka pak interes për një lëvizje të tillë, pasi ai do të kthehej në Angli vetëm nëse City dhe Pep Guardiola do të donin ta rikthyenin atë.

Alvarez është i lumtur në Madrid dhe veçanërisht duke luajtur për trajnerin Diego Simeone. Në 34 ndeshje këtë sezon, Alvarez ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat…