Unitedi monitoron situatën e Neymarit në PSG
25 prill 2023
| 13:45
Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës. Sulmuesi brazilian ndërkohë që një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea.
Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”. Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi.