Unitedi mposhti Sheffieldin

24 qershor 2020 | 21:18

Anthony Martial ka shkëlqyer me het-trik në triumfin e Manchester Unitedit 3:0 kundër Sheffield Unitedit, duke i mbajtur gjallë shpresat për top katërshe në Premierligë. Martial i shënoi tri golat e triumfit bindes të Unitedit ndaj Sheffieldit të mërkurën në “Old Trafford”.

Me këto tri pikë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i afrohet vetëm në dy pikë vendit të katërt, Chelseat, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Djajtë e Kuq” e mbizotëruan skuadrën vizitore duke krijuar shumë më shumë raste dhe duke e mbajtur topin në posedim 68%.

Martial e theu akullin herët në takim, duke shënuar për 1:0 pas vetëm shtatë minutave, falë një pasimi të bukur nga Marcus Rashford. Ai e dyfishoi epërsinë një minutë para përfundimit të pjesës së parë, kur u shërbye nga Aaron Wan-Bissaka.

Sulmuesi francez e kompletoi het-trikun dhe e vulosi fitoren e Unitedit një çerek lojë para fundit, kur e paraboloi portierin kundërshtar, pas një asistimi tjetër nga Rashford.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ushtari…