
Unitedi ndalet në barazim nga Wolverhamptoni
01 shkurt 2020
| 21:11
Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Wolverhamptonit duke luajtur baras 0:0.
Në këtë ndeshje debutoi edhe transferimi më i ri i “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe për këtë edhe munguan rastet ideale për shënim.
Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues duke pasur disa raste të mira shënimi.
Fernandes Mata dhe Perreira kishin mundësi shënimi por pa sukses duke bërë që ndeshje të mbyllet baras 0:0.