Unitedi në kërkim të një trajneri, Ten Hag është favorit

24 mars 2022 | 16:06

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag është një nga katër emrat që përflitet se mund të marrë drejtimin e Manchester United sezonin e ardhshëm. Përfaqësues të “Djajve të Kuq” raportohet se kanë komunikuar me teknikun, të cilit pritet t’i besohet drejtimi i skuadrës.

Holandezi pritet të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm, Ralf Rangncik, i cili mori drejtimin e United pas shkarkimit nga detyra të Ole Gunnar Solskjaer.

Përtej faktit që Ten Hag duket të jetë opsioni i preferuar te klubi anglez, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe United do të vazhdojë të shikojë dhe mundësi të tjera. Prej kohësh Manchester United ka ndjekur me kujdes edhe trajneri e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettinon, Julen Lopetegun dhe Luis Enriquen. Megjithatë duke parë situatën te klubi i Chelseat, nuk duhet mohuar si mundësi edhe Thomas Tuchel, por për momentin ky i fundit mbetet thjeshtë një aludim i medieve britanike.

Manchester United dëshiron që të gjejë trajnerin e skuadrës sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojë punën për sezonin e ardhshëm dhe të njihet siç duhet me ekipin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është shënuar një muaj që nga fillimi i luftës…