Unitedi nuk e lëshon De Gean, largohet Hendersoni
15 shkurt 2022
| 17:43
David de Gea me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te “Djajve e Kuq”.
Drejtuesit e klubit kanë dalë jashtë politikave të tyre për ta mbajtur në skuadër spanjollin, pasi më parë kanë ndjekur rregullin që lojtarëve mbi 30 vjeç t’ua ofronin rinovimin për 6 muaj me ulje page, por kjo nuk do të zbatohet për de Gean, të cilit i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2024 dhe paga e tij nuk do të pësojë ulje (do të vazhdojë të përfitojë 375 000 paundë në javë).
Rinovimi i spanjollit e shtyn drejt largimit Dean Henderson, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2025.
25-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më si zëvendësues dhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë, kështu që portieri me shumë mundësi do të largohet në verë.