Unitedi nuk e shkarkon Solskjaerin

09 nëntor 2021 | 11:36

Manchester United nuk ka ndërmend që për momentin të shkarkojë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Sipas asaj që raporton “Sky Sports Uk”, “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar besimin ndaj strategu norvegjez pavarësisht faktit se ekipi nuk po kalon një moment të mirë, duke humbur dhe derbin ndaj Cityt.

Kundër Watford, Villareal dhe Chelsea, do të jenë tri ndeshje në të cilat klubi do të presë përgjigjen e duhur nga skuadra, pasi në të kundërt mund të ndryshojë vendimi.

Solskjaer ka qenë disa herë në prag shkarkimi te Unitedit, por ai ka arritur që të kalojë situatat e vështira me disa fitore radhazi. Pritet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë sërish. Zidane është një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar norvegjezin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trejsi Sejdini njihet si një ndër femrat më joshëse në…