Unitedi nuk është i interesuar për Benzeman

16 janar 2024 | 10:59

Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Manchester United nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.

Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, edhe pse ata po vuajnë nga një krizë e golave.

Mësohet se drejtuesit e United nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, në një konferencë të përbashkët për…