Unitedi nxjerr në shitje Pogban
Mesfushori Paul Pogba në afatin kalimtar të janarit mund të largohet nga Manchester United, ky është lajmi i fundit që vjen nga Anglia.
Sipas “Daily Star”, mesfushori francez as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij e tij me “djajtë e kuq”, kontratë e cila i skadon në përfundim të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit, të gjendur përballë këtij fakti, nuk dëshirojnë të rrezikojnë më shumë, për këtë arsye, kanë vendosur ta nxjerrin në shitje francezin që në merkaton e janarit, me shpresën që klube si Juventus apo PSG të paraqesin ndonjë ofertë, për të mos e humbur në fund të sezonit me parametra zero.
Me Solskjaerin në stol, nuk ka asnjë shans që Pogba të ndryshojë mendim, dukshëm mes tyre ka një krisje totale. Nga ana tjetër drejtuesit e Manchester United në mënyrë konstante vijojnë ti japin besim trajnerit duke shtyre në këtë mënyrë Pogbanë drejt largimit të sigurt. Jo vetëm Juve dhe PSG-ja, Pogba është një emër shumë i pëlqyer edhe në Spanjë, ku Real Madrid ka qenë dhe mbetet e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.