Unitedi ofron 30 milionë euro për De Ligtin, Bayerni e refuzon
Manchester United e ka kthyer në prioritet transferimin e Matthijs de Ligt.
Por ky operacion duket i vështirë të konkretizohet. Erik ten Hag e dëshiron lojtarin në ekip, ndërsa nga ana tjetër Bayern po reziston ndaj ofertave të anglezëve. “Djatë” në fakt kanë bërë një ofertë që kap shifrën e 30 milionë eurove plus 5 në formë bonuse.
Por kjo shifër nuk është pranuar nga gjermanet, me bavarezët që synojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e holandezit.
Sipas “Bild” edhe pse De ligt ka arritur marrëveshjen personale me United, sërish Bayern nuk ka ndërmend ta lëshojë pa marrë shifrën e dëshiruar.
Shuma që kërkojnë bavarezët është mbi 50 milionë euro. Bisedimet mes klubveve vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse në ditët e ardhshme do të gjendet gjuha e përbashkët mes tyre apo holandezi do të vazhdojë të qëndrojë në Mynich.