Unitedi ofron 60 milionë euro për Griezmannin

22 dhjetor 2022 | 15:08

Antoine Griezmann ka shkëlqyer me Francën në Kupën e Botës dhe interesimi për të transferuar atë është duke u rritur. Listës së skuadrave të interesuara e kryeson Manchester United që sipas medieve në ishull është gati të paguajë 60 milionë euro.

Griezmann është pjesë e Atletico Madridit dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2026.

Francezi shihet si një zëvendësues ideal për Cristiano Ronaldon që edhe zyrtarisht është larguar nga “Old Trafford”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin…