Unitedi ofron 80 milionë për Koulibalyn
04 qershor 2020
| 15:29
Manchester Unitedi verën e kaluar e transferoi Harry Maguire për 90 milionë euro, por synim i kësaj skuadre është transferimi edhe i një mbrojtësi cilësor.
Fjala është për anëtarin e Napolit, Kalidou Koulibaly për të cilin klubi anglez është gati të ofron 80 milionë euro.
Klubi italian kërkon 80 milionë euro për mbrojtësin e qendrës, por marrëveshja mund të arrihet sidomos pas krizës që ka sjellë pandemia e koronavirusit.
(V.Z / Epoka e re)