Unitedi pa problem fiton ndaj Brightonit
Manchester United e ka mundur 3-1 Brightonin në javën e 12-të të Premier Ligës dhe ka marrë fitoren e katërt në këtë kampionat.
Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Solskjaer, që ka zhbllokuar takimin në minutën e 17-të me Pereira dhe ka dyshuar shifrat në të 19-ën falë një autogoli të Propper.
Mysafirët e kanë ngushtuar shifrat në minutën e 64- me Dunk, por Rashford ka mbyllur takimin në minutën e 66-të, duke fiksuar shifrat në 3-1. Ky ka qenë goli i gjashtë i realizuar nga sulmuesi anglez në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në “Old Trafford” në të gjitha kompeticione. Vetëm Aguero (9 në Etihad) dhe Salah (7 në Aneld) kanë shënuar më shumë gola në shtëpi mes lojtarëve të Premier Ligës.
Falë kësaj fitoreje, United ka shkuar në vendin e shtatë të renditjes, ndërsa Brighton ka rënë në të 11-in.
Sot është luajtur edhe Wolves-Aston Villa, e cila është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Neves (41’) dhe Jimenez (84’) kanë qenë autorët e golave për Wolves, ndërsa Trezeguet (92’) ka shënuar për mysafirët.