Unitedi pas penalltive kualifikohet në finale
Nuk mund të kishte finale më të bukur, për trofeun më të vjetër në botë.
“Djajtë” e Manchester United kanë arritur për herë të dytë radhazi këtë fazë dhe ashtu si në përballjen e sezonit të kaluar, edhe në këtë edicion, do të përballen me rivalët e tyre të përjetshëm, “Qytetarët” e Manchester City.
Bileta e finales u sigurua jo me pak vuajtje, me skuadrën e Coventry, që ishin të magjishëm, duke përmbysur golat e McTominay, Maguire e Bruno Fernandes, duke e çuar sfidën në goditjen e 11-metërshave, falë treshes Simms-Wright-O’Hare, mirëpo ky i fundit, së bashku me kapitenin Ben Shef u treguan të pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar mundësinë skuadrës së Ten Hag, të sigurojë finalen e madhe.
Kështu, “gjigantët” e Manchester United sigurojnë për herë të 22-të, finalen e madhe, të këtij kompeticioni, ku do të kërkojnë të ngrenë në “Wembley”, trofeun më të vjetër në botë, për herë të 13-të dhe në krahun tjetër, “Qytetarët” e Pep Guardiola do të kërkojnë të fitojnë trofeun e tyre në 8-të, në finalen e 13-të.