Unitedi përjashton Greenwoodin

30 janar 2022 | 17:27

Manchester Unitedi e përjashton Greenwoodin nga klubi, pas akuzave për sulm ndaj një gruaje

Manchester Unitedi ka njoftuar se e ka përjashtuar yllin e vet Mason Greenwood nga stërvitjet dhe nga ndeshjet deri në një njoftim të radhës, pasi ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje.

Akuzat – të cilat përfshijnë video, fotografi dhe audio që dyshohet se janë nga një bisedë e Greenwoodit dhe të dashurës së tij – u publikuan në Instagram të dielën në mëngjes. Ajo janë fshirë pas pak kohësh.

Unitedi njoftoi përmes një komunikate për media: “Mason Greenwood nuk do të rikthehet në stërvitje e as nuk do të luajë ndeshje deri në njoftimin e radhës”.

Policia në Mançester ka thënë se është e vetëdijshme për videot dhe fotografinë që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale.

Greenwood nuk ka reaguar ndaj akuzave. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili debutoi për Unitedin më 2019, nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me klubin në shkurt 2021, pasi doli nga akademia e Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur…