Unitedi planifikon dy përforcime

19 nëntor 2020 | 22:00

Financat nuk janë problem për Manchester United dhe drejtuesit e klubit anglez kanë fiksuar dy objektivat e radhës për merkaton e verës: një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.

I preferuari për repartin e prapavijës vazhdon të jetë Raphael Varane. 100 milion euro ofruan “Djajtë e Kuq” dy vite më parë, por francezi vendosi të rinovojë me Real Madrid.

Manchester Evening raporton se klubi i Premier League po përgatit ofertën e radhës për kampionin e botës, teksa në mesfushë do të tentohet Marco Verratti.

Mesfushori italian i PSG-së, pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri norvegjez e cilëson si lojtarin perfekt për mesin e fushës dhe do të tentohet blerja e tij nga kampionët e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth…