Unitedi pushon edhe 200 punëtorë nga puna

25 shkurt 2025 | 12:54

Masat shtrënguese te Manchester United nën udhëheqjen e re të miliarderit Sir Jim Ratcliffe vazhdojnë dhe rreth 200 njerëz do të humbasin punën e tyre në valën e re të pushimeve nga puna.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë në humbje financiare për pesë vite radhazi dhe vendimi i Ratcliffe për të pushuar nga puna 250 punonjës vitin e kaluar, përfshirë legjendarin Sir Alex Ferguson, nuk ka dhënë fryte. Prandaj, Ratcliffe ka vendosur të pushojë nga puna edhe 200 punonjës të tjerë, dhe për ata që kanë mbetur, ai ka vendosur të eliminojë ushqimin e nxehtë, thuhet në një deklaratë të klubit nga “Old Trafford”.

Domethënë, vetëm lojtarët do të kenë të drejtë të hanë me shpenzimet e klubit, ndërsa të gjithë punonjësit e tjerë, përfshirë trajnerin Ruben Amorim, u lejohet të hanë supë dhe sandviçë me shpenzimet e klubit. Siç llogaritet nga kontabilistët e Manchester United, klubi do të kursejë më shumë se një milion euro në vit me këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Ismaili Lufta në Ukrainë ka shpërfaqur dobësitë e Evropës…