Unitedi rrezikon por nuk gabon kundër Leedsit

20 shkurt 2022 | 17:07

Manchester United ka arritur të marrë një fitore në një ndeshje me shumë intensitet ndaj Leeds.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 2-4 në shtëpinë e Leeds.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 ku autorët e golave ishin Maguire dhe Bruno Fernandes. Loja ka qenë shumë e fortë ku të dyja ekipet kanë sulmuar shumë.

Në pjesën e dytë Leeds befasoi duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 53-të dhe të 54-të.

Por në minutën e 70-të ishte Fred që kalon në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 89-të ishte Elanga i cili shënoi për rezultatin 2-4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për “regjim heshtjeje”…