Unitedi shënon nëntë gola kundër Southamptonit
Manchester United është treguar i pamëshirshëm kundër Southampton, pasi e mposhti me rezultatin 9-0. Gola për të gjithë, ndaj një ekipi që mbeti me një lojtar më pak që në minutën e dytë, kur Jankewitz u ndëshkua me karton të kuq.
Festivali i golave nisi në minutën e 18-të, kur Wan Bissaka shënoi në portën e skuadrës mike. Rashford mori radhën, kurse Bednarek i çoi shifrat në 3-0 me autogolin e shënuar. Pokeri u plotësua në pjesën e parë, me golin e Edinson Cavani.
Martial, i aktivizuar në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjera, ndërkohë që nuk mungoi në listën e shënuesve as Bruno Fernandez. Portugezi shënoi me penallti. McTominay dhe Daniel James plotësojnë “hartën” e golashënuesve, ndërkohë që Southampton përjetoi edhe një herë makthin e humbjes 0-9 me Leicester City në tetor të vitit 2019.