Unitedi shet 10 futbollistë për të siguruar dyshen Trippier-Camavinga

03 gusht 2021 | 13:46

Manchester United do t’i shesë 10 lojtarë në mënyrë që të grumbullojë një thesar për të kompletuar blerjen e Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Eduardo Camavinga nga Rennes, raporton “The Sun”.

Në listën e lojtarëve që mund të sakrifikohen janë lojtarët e huazuar aktualisht Jesse Lingard, Andreas Pereira dhe Diogo Dalot. Por edhe Axel Tuanzebe, që me ardhjen e Varane nuk do të ketë hapësira.

Më pas është Alex Telles, blerja zhgënjyes e sezonit të kaluar. Edhe Daniel James me Brandon Williams janë në listë, ashtu si Phil Jones dhe Anthony Martial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti zotimin e tij…