Unitedi shitet për shumën rekord, sheikët nga Katari mposhtin miliarderin britanik
Merr fund shitja më e shtrenjtë në historinë e futbollit sa u përket klubeve. Së shpejti, Manchester United do të jetë në pronësi të sheikëve arabë. Familja mbretërore e Katarit ka luftuar fort kundër rivalit, miliarderit britanik Sir Jim Ratcliffe, i cili ishte i gatshëm të lejonte familjen Glazer të ruante një pjesë të aksioneve te “Djajtë e Kuq”.
Është shënuar një datë dhe një njoftim mund të vijë që në fillim të muajit të ardhshëm. Përfaqësuesit ligjorë të Sheik Jassim tani po përfundojnë studimin e duhur përpara se t’i japin fund mbretërimit 18-vjeçar të familjes Glazers-it, që vitet e fundit janë kontestuar nga tifozët e Manchester United.
Flitet për një shitje 100 për qind, edhe pse Glazers donin të vazhdonin të mbanin aksione, por u paralajmëruan nga figurat e larta të “Old Trafford” se do të kishte një reagim të madh nga baza e tifozëve.
Shitja përfundimtare pritet të bëhet të mes të tetorit, teksa ende nuk është përcaktuar data se kur do të bëhet zyrtarizimi, por “The Sun” raporton se marrëveshja është arritur për afërsisht 6 miliardë stërlina, që përbën një rekord në shitjen e klubeve të futbollit.
Sheikh Jassim planifikon të përmirësojë si stadiumin “Old Trafford”, ashtu edhe terrenin stërvitor të klubit, duke vazhduar investimin në ekip, për ta rikthyer Manchester United jo vetëm në majë të Premier Ligë, por edhe në Evropë.