Unitedi shkatërroi LASK-un
Gjiganti anglez, Manchester United e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Evropës.
Të enjten mbrëma Unitedi fitoj 5:0 në udhëtim ndaj skuadrës austriake LASK. Ndeshja është luajtur në Linz të Austrisë, pa shikues në stadium.
Odion Ighalo kaloj në epërsi Manchester Unitedin në minutën e 28-të. Plot katër gola tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Daniel James realizoj pë 2:0 në minutën e 58-të, kurse Juan Mata në minutën e 82-të realizoj për 3:0. Në minutat e fundit skuadra angleze shënoj edhe dy gola. Në minutën e 92-të shënoj Mason Greenwood, kurse një minutë më vonë rezultatin përfundimtar, 5:0, e vendosi Andreas Pereira.
Ndeshja e kthimit duhet të luhet më 19 mars në “Old Trafford”, por pritet të jetë formalitet. Prej orës 19:00 janë luajtur edhe dy ndeshje tjera.
Baseli fitoj me rezultatin 3:0 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndërkohë Istanbul Bashakshehiri fitoj në shtëpi ndaj Copenhagenit me rezultatin 1:0.