Unitedi synon dy yjet e Tottenhamit
08 gusht 2019
| 11:50
Manchester Unitedi kërkon të tjera përforcime përpara përfundimit të afatit kalimtar të verës duke targetuar dy futbollistët e Tottenham Hotspurit.
Eriksen dhe Llorente janë dy emrat që ‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë t’i transferojnë në “Old Trafford”. Erikseni nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino që kur ai i bëri me dije se kërkon sfida të tjera dhe tek Unitedi ai shihet si zëvendësues ideal për Paul Pogban.
Ndërsa Llorente shikohet si një alternativë mjaft efikase në sulm. 34-vjeçari bëri një sezon të mirë vitin e kaluar me Tottenhamin dhe gjasat janë të mëdha që ai te transferohet në United si lojtar i lirë.