Unitedi synon transferimin e Koulibalyt
15 maj 2019
| 13:16
Manchester Unitedi e ka caktuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, si cakun kryesor për ta transferuar këtë verë.
Megjithatë, sipas “Daily Mirror”, Unitedi do të duhet të thyejë rekorde për ta transferuar mbrojtësin. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, më parë kishte thënë se e kishte refuzuar një ofertë 100 milionë euro për 27-vjeçarin dhe se klubet angleze duhet të ofrojnë më shumë.
Shifra më e lartë për transferimin e një qendërmbrojtësi deri tash mbetet ajo e vitit 2018 kur Liverpooli transferoi Virgil Van Dijkun nga Southamptoni për 75 milionë euro.