Unitedi transferon dy mbrojtës nga Bayerni

14 gusht 2024 | 12:16

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve, Matijs De Ligt dhe Nusair Mazraui nga Bayern Munchen. Dy lojtarët ishin kërkuar me ngulm nga trajneri Erik Ten Hag, i cili i ka drejtuar ata në vitet kur ishte në bankinën e Ajaxit.

De Ligt ka firmosur një kontratë pesëvjeçare që do e shohë atë të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029, me mundësinë për ta zgjatur akordin edhe një tjetër vit. Ndërsa kontrata e Mazrauit zgjat deri në vitin 2028, por gjithashtu me mundësinë e rinovimit të saj për një tjetër edicion. De Ligt u transferua për 45 milionë euro në klubin anglez, me bonuse deri në 5 milionë euro të terja që do të vijnë në bazë të arritjeve individuale dhe të Unitedit në vitet në vijim.

Ndërsa për Mazrauin u paguan 15 milionë euro plus një bonus i parashikuar prej 5 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rrisë numrin e gazetarëve…